Ministri izraelit i Shëndetësisë dhe gruaja e tij, të infektuar me Koronavirus
Ministri izraelit i Shëndetësisë Yaakov Litzman dhe gruaja e tij Chava kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin, njoftoi zyra e tij pas mesnatës së së mërkurës, duke thënë se ata të dy ishin në gjendje të mirë.
Ministri 71-vjeçar është zyrtari më i lartë izraelit që diagnostikohet me virusin.
Dyshja janë në izolim, nën vëzhgim të mjekëve në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë, po ashtu të gjithë ata që kishin qenë në kontakt me ta do të informohen dhe dërgohen në karantinë.
Mbrëmja e djeshme u bënë 14 ditë që kur Kryeministri Benjamin Netanyahu takoi për herë të fundit këshilltarin, Rivka Paluch i cili doli se kishte koronavirus. Kryeministri, familja e tij dhe disa këshilltarë të afërt u testuan të hënën dhe rezultuan negative ndaj edhe pwr Netanyahu ka mbaruar periudha e karantinimit.
Litzman ka luajtur një rol të spikatur në trajtimin e krizës pandemike së bashku me Netanyahu, duke marrë pjesë në takimet kryesore së bashku megjithëse kryeministri ka qenë i kujdesshëm për të respektuar rregulloren e distancimit social.
Sipas urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë, dhjetëra mijëra izraelitë janë në vetë-karantinë për shkak të ekspozimit të mundshëm ndaj virusit dhe i gjithë vendi është në një bllokim pothuajse të plotë që ka mbajtur shumicën e popullsisë të mbyllur në shtëpitë e tyre, lejohet dalja vetëm për nevoja thelbësore.