Ministri mbërrin 2 minuta me vonesë: Jap dorëheqjen! (Video)

Nëse nuk do të mësonim se ngjarja ka ndodhur jashtë vendit, do të ishte e ”rëndë” dhe e papritur që një ministër shqiptar të deklaronte diçka të tillë.

Dy minuta vonesë ishin të mjaftueshme që ministri britanik i Departamentit të Zhvillimit Ndërkombëtar të japë dorëheqjen. Ndoshta do t’ju duket e habitshme, por Lord Michael Bates ka mbërritur 2 minuta me vonesë në Dhomën e Lordëve dhe kjo gjë i është dukur shumë e turpshme duke dhënë kështu dorëheqjen.

Ministri nuk kishte arritur në kohë dhe nuk ndodhej në sallë kur opozita kishte bërë një pyetje në drejtim të tij. Në momentin që mori fjalën ai i është drejtuar kryetares së Dhomës së Lordëve, Ruth Lister, të cilës i ka kërkuar falje për vonesën dhe ka dhënë menjëherë dorëheqjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ju kërkoj falje që u tregova i paedukatë dhe nuk isha në vendin tim për t’iu përgjigjur pyetjes. Në pese vjet për mua ka qenë privilegj t’iu përgjigjem pyetjeve në emër të qeverisë. Unë gjithmonë kam besuar se duhet të ngremë nivelin e mirësjelljes dhe respektin për t’iu përgjigjur pyetjeve. Më vjen turp që nuk isha në vendin tim për t’u përgjigjur dhe për këtë arsye i ofroj Kryeministres dorëheqjen menjëherë”,-u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dorëheqja e ministrit u refuzua nga një kor i njëzëshëm një sallë që janë thanë të gjithë. ”Jo”. Kryeministja Tereza Theresa May nuk e ka pranuar dorëheqjen e ministrit.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?