Ministri merr nismën e pazakontë, fton në takim ata që e shajnë në internet

Ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen ka bërë atë që akush nuk e kishte menduar. Ai ka ndjekur një qasje të pazakontë për t’u afruar me njerëzit që postojnë komente armiqësore kundër tij në internet. Ministri krijoi një grup në Facebook për ata që e urrejnë. Në një postim mbrëmjen e djeshme, Rasmussen i ftoi kritikët e tij që i janë bashkuar grupit të urrejtësve, deri tani rreth 440 anëtarë, në një takim privat.

“Ju shkruani këtu me zell, kështu që le të takohemi vërtet. Gjeta një dhomë dhe mora një tavolinë. Kjo do të thotë që mund të vini dhe të më tregoni pse më urreni. Premtoj t’ju dëgjoj. Do të shohim nëse një ndryshim në mendime mund të shndërrohet në një diskutim”, shkruante ministri danez.

Takimi është planifikuar të zhvillohet në një vend në qendër të Kopenhagenit të shtunën në mbrëmje. Lokke është një nga politikanët më të shquar të Danimarkës dhe ka qenë cak i kritikave për profilin e tij të lartë. Politikani liberal shërbeu si kryeministër nga viti 2009 deri në vitin 2011 dhe përsëri nga viti 2015 deri në vitin 2019. Që nga fundi i vitit 2022, ai ka shërbyer si ministër i Jashtëm nën drejtimin e kryeministres socialdemokrate Mette Frederiksen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?