Ministri rus: Kurdët në Siri janë tërhequr plotësisht nga “zona e sigurtë”

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se forcat e armatosura kurde ishin tërhequr nga një zonë e sigurtë pranë kufirit verilindor me Turqinë, më shpejt se sa ishte planifikuar, njoftoi agjensia e lajmeve TASS.

“Tërheqja e forcave të armatosura nga territori ku supozohet të krijohet një korridor sigurie, ka përfunduar përpara afatit”, u citua të thoshte Shoigu, raporton Reuters.

Turqia nisi një ofensivë kundër luftëtarëve kurdë në Siri, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump vendosi që të tërheqë trupat amerikane nga zona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ofensiva turke në Siri është ndërprerë pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, të cilën e kanë ndërmjetësuar Shtetet e Bashkuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 22 tetor, Rusia dhe Turqia arritën një marrëveshje që të dëbojnë forcat kurde nga zona kufitare.

Turqia i konsideron luftëtarët kurdë si terroristë. Por, ky grupacion ka qenë aleati kryesor i SHBA-së në luftën kundër militantëve të grupit ekstremist Shteti Islamik./ Burimi: REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?