Ministri rus Lavrov në Turqi: Rusia mund të tërhiqet nga ujdia për ”bukën e botës”

Rusia mund të braktisë marrëveshjen që zhbllokoi eksportimet e grurit nga portet e Ukrainës. Ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov, gjatë një vizite në Turqi, tha se negociata do të ketë vetëm nëse respektohen interesat dhe kërkesat e Rusisë.

“As fertilizuesit dhe as gruri nuk janë vendosur në listën e sanksioneve, por gjithçka tjetër është, siç pohoi dhe miku im, ministri i jashtëm turk, Çavushollu.

Po flas po përjashtimin nga sistemi SWIFT, faktin që është e pamundur të garantojmë dërgimin e kargove në ritme normale, pamundësinë për anijet e Rusisë për të hyrë në portet e Mesdheut dhe anijet e huaja në portet ruse. Kjo është arsyeja pse ne detyrohemi të zgjasim marrëveshjen çdo 120 ditë edhe pse nuk shohim asnjë shenjë për zgjidhjen e atyre problemeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne jemi lodhur duke u bërë thirrje përgjegjësve që t’i thërrasin ndërgjegjës, prandaj, po, kemi vendosur që të shkojmë për një përshkallëzim të lehtë dhe propozuam zgjatjen e ujdisë për vetëm 60 ditë. Nëse pengesat për eksportimin e fertilizuesve dhe grurit të Rusisë do të mbahen, ne do të duhet ta mendojmë mirë nëse na nevojitet kjo marrëveshje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?