Ministri rus: Vendet e Ballkanit të vlerësojnë nëse hyrja në BE është në interesin e tyre

Moska nuk sheh kurfarë probleme në qëllimet e vendeve ballkanike të hyjnë në Bashkimin Evropian, por ato vetë. pa presion të jashtëm, duhet të vlerësojnë se sa parakushtet e Unionit u përgjigjen interesave të tyre nacionale, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergej Llavrov.

“Nuk shohim kurfarë probleme në atë që shtetet ballkanike dëshirojnë të bëhen anëtare të BE-së. Gjithsesi, ato duhet vetë, pa presion të jashtëm, të vlerësojnë se sa parakushtet e propozuara për inkuadrim në BE u përgjigjen interesave të tyre nacionale. Gjithsesi, aspiratat e shteteve ballkanike për eurointegrimet nuk duhet të paraqesin pengesë për bashkëpunimin e tyre me vendin tonë. Nëse ekziston dëshirë, çdoherë mund të gjendet formë e pranueshme e ndërsjelltë bashkëpunimi”, deklaroi llavrov në intervistë për revistën bullgare “Marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Llavrov përkujtoi se NATO është e obsesionuar me idenë e “zhvillimit” të Ballkanit, që çon drejt përforcimit të linjës së ndarjes së kontinentit evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, erdhi deri te intensifikimi i dukshëm i përpjekjeve të kahëzuara drejt rrënimit të lidhjeve disashekullore mes Rusisë dhe shteteve të rajonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?