Ministri serb ishte portier, por theu dorën gjatë ndeshjes në Samitin e Ballkanit
Ministri i Minierave dhe Energjisë të Serbisë Aleksandër Antiç ka thyer krahun gjatë ndeshjes së futbollit mes ekipit të zyrtarëve të “BE” dhe ekipit “E ardhmja e BE-së”. Ndeshja e cila u luaj gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor, Ministri Antiç ishte portier por që e pësori keq
Ndeshja e mbrëmshme midis ekipeve rezultoi me fitoren e Ballkanasve, raporton Blic.
Ekipi “E ardhmja e BE”-së është përbërë nga ministri i punëve të Jashme të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruveski, Ministri i jashtëm boshnjak Igor Qërnadak, homologu i tij malazez Igor Llukshiq, por ekipi ishte përforcuar edhe nga përfaqësuesit e ministrisë së punëve të jashtme të Austrisë.
Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 4:2 në favor të ballkanasve.