Ministri shqiptar i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut infektohet me COVID-19: Nuk kam simptoma, familjarët janë negativë
Ministri shqiptar i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi është infektuar me COVID-19 teksa pozitiv ka rezultuar nga testimi ditën e sotme.
Bekteshi thotë se nuk ka asnjë simptomë të COVID-19 dhe familjarët i kanë rezultuar negativë.
STATUSI NGA KRESHNIK BEKTESHI
Të nderuar miq,familjarë
Dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokoleve sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, nga testimi i bërë sot paradite.
Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe familjarët në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ.
Duke ju bërë thirrje që të respektojmë protokolet, dëshiroj çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja!
Bashkë, edhe me mbështetjen tuaj, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë!
Shëndet e mbarësi për të gjithë!
Драги пријатели,
Сакам да ве известам дека и покрај максималните напори за почитување на протоколите и мерките за заштита од коронавирусот, добив информација дека сум позитивен на КОВИД-19 тестот направен утрово.
За среќа, немам никакви симптоми и се чувствувам добро, а членовите на моето семејството по денешното тестирање се негативни на тестот за КОВИД-19.
Ве повикувам сите да се придржувате кон протоколите и мерките за заштита, ви посакувам се најдобро на вас и вашите семејства!
Заедно со вашата поддршка, ќе го надминеме овој предизвик!
Здравје и среќа за сите!