Ministria Palestineze e Shëndetësisë: “26 nga 35 spitalet e Gazës Jo-funksional”
Operacioni i vazhdueshëm izraelit në spitalin më të madh të Gazës, Al-Shifa, vjen pasi ministria palestineze e shëndetësisë me qendër në Ramallah paralajmëron se 26 nga 35 spitalet e Gazës nuk janë më funksionale. Ai thotë se nëntë të tjerat janë vetëm “pjesërisht funksionale”.
Ky nuk është paralajmërimi i parë i këtij lloji. Ditën e djeshme zyrtarë të Hamasit në Gaza thanë se 25 spitale ishin jashtë përdorimit. Dhe të premten e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se dy të tretat e spitaleve në Rripin e Gazës “nuk funksiononin fare”.