Ministrja bullgare: Stabiliteti dhe e ardhmja e Evropës kalojnë përmes Ballkanit Perëndimor

Bullgaria ka bërë të ditur se do të punojë për më shumë projekte në infrastrukturë dhe energji, për të ndihmuar në afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Bullgaria do të jetë që prej janarit kryesuese e presidencës së Bashkimit Evropian për gjashtë muajt e ardhshëm.

Serbia, Mal i Zi, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Kosova, aspirojnë të gjitha për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Edhe pse BE-ja po përballet me shumë sfida, duke përfshirë BREX-it dhe reformat në eurozonë, komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, tha se tashmë ka më shumë gatishmëri për të marrë në konsideratë zgjerimin e mëtejshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liliyana Pavlova, ministre përgjegjëse për presidencën bullgare të BE-së, tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se, bashkëpunimi më i afërt me shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu emigrimin dhe çështjet e sigurisë, është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Paqja, qetësia, stabiliteti dhe e ardhmja e Evropës kalojnë përmes Ballkanit Perëndimor. Projekti Evropian nuk mund të përmbushet pa të. Procesi i integrimit është proces natyral dhe ka nevojë të vazhdojë. Tashmë është koha të mos humbim asnjë mundësi”, është shprehur më tej ajo.

Pavlova tha se nuk dëshiron të japë shpresa të kota, por mbështetja me projektet dhe investime evropiane i bën vendet aspirante për në BE të ndihen pjesë e bllokut, që në të vërtetë është perspektiva evropiane për të cilën po flasim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?