Misionet sekrete/ Dalin aksidentalisht fotot e Forcave Speciale ‘SAS’

Anëtarë të njësisë së Forcave Speciale Britanike kanë befasuar duke publikuar foto në një profil në “Facebook” nga operacione sekrete.

Më shumë se 2 mijë postime në një profil të hapur në “Facebook” janë bërë nga anëtarë të forcave “SAS”.

Në foto janë kapur momente nga stërvitjet, por edhe nga fronti i parë i luftës, mendohet në Irak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të tjera foto, pasqyrohen armatimet, automjetet, por edhe pajisje të veçanta nga operacionet e tyre. Anëtarët e “SAS” e kanë kategorikisht të ndaluar publikimin e të tilla imazheve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Publikimi i fotove vjen në mes të një hetimi dhe akuzave të ngritura ndaj Forcave Speciale Britanike, për vrasjen e civilëve të pafajshëm në provincën e Helmandit në Afganistan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?