Misteret e takimit Trump-Obama, Ekspertja: Çfarë thotë gjuha e tyre e trupit
Presidenti aktual i SHBA-ve, Barack Obama dhe Presidenti i zgjedhur Donald Trump, në takim e parë në Shtëpinë e Bardhë, u shprehën se do të punojnë së bashku. E gjithë bota ka reguar lidhur me zgjedhjet në Amerikë por në Europë, ekspertët dhe liderët e politikës, janë shprehur më skeptik për fitoren e Trump, kjo për shkak të deklaratave të tij si: “NATO e vjetëruar” apo se BE-ja është në rrezik.
Por sipas Daily Mail, e cila ka ardhur me një analizë për gjuhën e trupit, ky takim ka pasur shumë të fshehta, të cilat kanë mesazhe të fuqishme. Trump tha se ai ishte “duke menduar se cfarë do të bëjë me Presidencën”, ndërsa Obama pohoi se ai ishte “shumë i inkurajuar nga interesimi që Trump ka zgjedhur për të punuar me ekipin tim”.
Por edhe një sy i pastërvitur, mund ta dallonte qartë që ka pasur disa tensione në atë takim. Ekspertja e gjuhës së trupit, Patti Wood, ka analizuar takimin e parë mes njeriut më të fuqishëm në Amerikë dhe personit të zgjedhur për të zëvendësuar atë.
Ajo shprehet se: “Obama ishte shumë i lodhur, dha dorëheqjen dhe ishte jo shpresëdhënës”, ndërsa Trump ishte tentativ, ndoshta i frikësuar”, tha Wood. Obama dhe Trump, pas zgjedhjeve që tronditën mbarë botën të mërkurën, folën për më shumë se 90 minuta në Zyrën Ovale.
Ekspertja vë theksin edhe tek pozicioni i këmbëve të Obamës, që sipas saj ishin shtrirë shumë, gjë e cila tregon fuqi dhe zbulon se ai është pa vetëdije duke i thënë kundërshtatrit se: “Unë jam ende në krye”. Ajo që është shumë e rëndësishme ishte qëndrimi i Trump, tha Wood, duke e përshkruar atë si “pozicion i lutjes në rënie”, që nuk është tipike për Presidentin e zgjedhur.
Obama gjatë takimit tha se përparësia e tij kryesore ishte sigurimi se presidenti i zgjedhur të jetë i suksesshëm.
“Unë kam qenë shumë i inkurajuar nga interesi për Presidentin e zgjedhur Trump, për të punuar me ekipin tim rreth shumë nga çështjet me të cilat përballet ky vend i madh dhe unë besoj se është e rëndësishme për të gjithë pa dallim partiak dhe pavarësisht nga preferencat politike tani të jemi së bashku , të punojnë së bashku për t’u marrë më shumë sfida me të cilat do të përballemi, “tha ai.
Por Wood nuk është e bindur. “Nuk është një pjesë ku ai thotë se ka qenë i inkurajuar”, tha ajo. “Ndërsa ai e thotë këtë deklaratë duke mbyllur sytë. Unë e quaj atë një bllokim të syrit. Kjo tregon se ai nuk ndihet krejtësisht i inkurajuar”. Megjithatë, ajo mendon se Obama beson se ata mund të “punojnë së bashku” për të përballuar sfidat.
Ndërsa për Trump, ekspertja shton se ai ishte serioz dhe i sinqertë në deklaratat e tij.
Wood shtoi më tej se:”Obama ishte shumë i lodhur, dha dorëheqjen dhe u shfaq jo shpresëdhënës, por shumë Presidencial. Trump ishte serioz dhe tregoi shenja se ai ka dëgjuar informacione që e bëri atë të frikësuar”. Trump dhe zonja e parë në pritje, Melania mbërritën në Shtëpinë e Bardhë të enjten në mëngjes.
Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla