Misteri i vdekjes së njëjtë të dy oligarkëve rusë. Vranë gratë, vajzat dhe pastaj veten
Në vende me 3.500 km larg njëri-tjetrit, u kryen dy krime identike. Njëri në Lloret de Mar, qytet në Katalonjë me protagonist sipërmarrësin rus Sergei Protosenya, tjetri në Moskë, me autor Vladislav Avayev, ishte funksionar i Kremlinit dhe zv/president i Gazprombank.
Të dy milionerët rusë thuhet se vranë në fillim gratë dhe vajzat e tyre, dhe pastaj veten. Protosenya, 55-vjeç, mendohet se i qëlloi me thikë bashkëshorten 53-vjeçare dhe të bijën që sapo kishte mbushur 18-vjeç në kohën kur të dyja ato ishin në gjumë, ndërsa ai vetë u gjet i varur.
Mediet hedhin hipotezën se ngjaret mund të jenë të lidhura me sanksionet perëndimore, që ndoshta i kanë zhytur në borxhe. Një i njohur i familjes së Avayev thotë se ata mund t’i kenë vrarë, pasi sipas tij ai ishte i pasur e mjaft inteligjent dhe nuk kishte arsye për të bërë këtë veprim.
KOHA JONË SONDAZH

