Misterioze, alpinisti gjendet i varur, mbuluar me akull

Një alipinist i njohur rus, i cili pushton rregullisht ndërtesat e larta është gjetur i vdekur, varur në çatinë e një konvikti të studentëve, mbuluar me borë. Misteri mbulon rrethanat e vdekjes së 26-vjeçarit, Yevgeny Tikhonov, por mendohet se nuk i ka dhënë vetë fund jetës. Ai u gjet i mbuluar nga akulli. Pamja makabre 12 metra mbi tokë është zbuluar nga një vajzë e re në Anzhero-Sudzhensk. Trupi i tij duket se ka qenë i varur nga ndërtesa për një kohë të gjatë, por raportet lokale thanë se ai vdiq vetëm dy orë para se të ishte gjetur. Temperaturat ishin -27 gradë celcius gjatë natës. Tikhonov ishte një alpinist njohur dhe me përvojë, i cili kishte punuar në riparimin e shumë ndërtesave të larta, raportoi The Siberian Times.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?