Kryeministri Mitsotakis përjashton ish-kryeministrin nga partia, i përmendi Edi Ramën

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka marrë një vendim me dorë të hekurt, pasi ka përjashtuar nga partia ”Demokracia e Re” ish-kryeministrin konservator Antonis Samaras.

Ky veprim i tij vjen pas një interviste të ish-liderit të ”Demokracisë së Re” në gazetën To Vima të së dielës, ku ka kritikuar përsëri shumë ashpër kryeministrin Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Gerapetritis.

Samaras në intervistën e tij shkruan tekstualisht se “Zoti Mitsotakis si dhe presidenti qipriot, z. Christodoulidis po flirtonin me Erdoganin dhe Ramën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?