Mizoritë në Bucha, presidenti Joe Biden i quan krime lufte

Presidenti amerikan, Joe Biden i quajti “krime lufte” mizoritë e kryera nga Rusia dhe presidenti Vladimir Putin në Bucha të Ukrainës, një “krim lufte”, por duke saktësuar që nuk bëhej fjalë për një gjenocid, ai shtoi se po kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë.

“Ju mund të mbani mend që u kritikova që e quajta Putinin kriminel lufte. E vërteta e çështjes është se ju e keni parë atë që ndodhi në Bucha. Kjo e vërteton atë, ai është një kriminel lufte. Ne duhet të mbledhim informacionin.

Ne duhet të vazhdojmë t’i sigurojmë Ukrainës armët që i nevojiten për të vazhduar luftën dhe duhet të marrim të gjitha detajet në mënyrë që të ketë një gjyq për krimet e luftës. Ai është brutal dhe ajo që po ndodh në Bucha është e egër dhe të gjithë e kanë parë atë”.

SHKARKO APP