Mjekët amerikanë: Koronavirusi po ndryshon, fuqia e tij ka rënë

Mjekët nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Pittsburgh kanë deklaruar se koronavirusi sa vjen dhe po bëhet më pak i fuqishëm.

Dr. Donald Yealy, kryetar i mjekësisë emergjente në UPMC, shpjegoi në një konferencë për shtyp të enjten se njerëzit duket se po infektohen më vështirë. Po ashtu mjeku vë në dukje që edhe ata që e marrin virusin e kalojnë më pak rëndë krahasuar me ata që sëmureshin në fillim të këtij viti.

“Virusi mund të jetë duke ndryshuar,” tha Yealy. ‘Disa modele sugjerojnë se fuqia e tij është zvogëluar’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai vuri në dukje se UPMC ka trajtuar me sukses më shumë se 500 pacientë me koronavirus që nga muaji mars, dhe në javët e fundit numri i pacientëve që kanë nevojë për ventilatorë është duke rënë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pak se katër për qind e të gjitha testeve dhe vetëm 0.2 për qind e testeve te pacientët asimptomatikë po rezultojnë pozitive, tha ai, duke treguar se virusi është më pak i përhapur në komunitetet që shërben UPMC.

Deklaratat e mjekëve vijnë në një kohë kur edhe kërkuesit në Itali deklaruan se pacientët po shfaqnin ngarkesë më të ulët virale në sistemin e tyre krahasuar me kapionet e marra në pacientët gjatë pikut të epidemisë. /abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?