Mjekët dhe infermierët në grevë, kërkojnë paga më të mira

Sistemi shëndetësor në Kroaci është në kolaps. Rreth 4 mijë punonjës të shëndetësisë i janë bashkuar një grevë në të gjitha spitalet përreth Kroacisë. Ata kërcënojnë që të ofrojnë vetëm shërbimet bazike dhe emergjente për pacientët deri sa qeveria të marrë në konsideratë kërkesën e tyre për paga më të larta.

“Ata i kanë hequr shtesat që kemi për të punuar në kushte të veçanta. Jemi të gjithë punonjës të profesioneve që punojmë në zona të rrezatimit jonizues me burime të hapura dhe të mbyllura rrezatimi, citostatike dhe të ngjashme”, thotë infermieri Marin Tomelic.

Punonjësit e shëndetësisë shpresojnë që qeveria ta marrë shpejt në konsideratë kërkesën për rritje me 20 për qind të bazës për llogaritjen e pagave të tyre. Ata ankohen për punën me orare të tejzgjatura pasi shumë kolegë të tyre kanë lënë Kroacinë për Perëndimin, duke bërë që në spitale të ketë mungesë stafi. Tomeliç u kërkoi falje të gjithë pacientëve që nuk do të marrin trajtime apo diagnoza për aq sa do zgjasë greva.

SHKARKO APP