Mjekët kanë gjetur një mënyrë interesante për t’i bërë të lumtur pacientët me koronavirus

Maska për fytyrën, mburoja e fytyrës, syze, fustan izolimi dhe doreza, këto janë një nga pengesat kryesore mes mjekëve dhe pacientëve të diagnostifikuar me COVID-19. Normalisht që ato janë mjaft të domosdoshme për mjekët, por shumë e frikshme për pacientët që të mos shohin në fytyrë e personit që po e trajton.

Kjo është arsyeja pse një terapist respirator ka marrë foton e tij ku ka dal i lumtur e i qeshur dhe e ka ngjitur në kostumin mbrojtës për t’i krijuar rehati dhe gëzim pacientëve.

Robertino Rodriguez i cili punon në Spitalin “Scripps Mercy në San Diego”, California ka shprehur përmes një postimi në “Instagram” se ndiheshe shumë keq kur hynte me veshjet e tij mbrojtëse dhe pacientët e tij nuk e shihnin dot në fytyrë.

“Ndihesha keq për pacientët e mi në ER kur hyja në dhomë me fytyrën time të mbuluar në PPE. Një buzëqeshje në fytyrë bën ndryshim të madh tek një pacient i frikësuar”, ka shkruar Rodriguez.

SHKARKO APP