Mjekët në Romë fillojnë terapinë me ozon për të kuruar koronavirusin

Në Itali është autorizuar eksperimenti i ozonterapisë kundër pandemisë së koronairusit.  Eksperimenti ka nisur në spitalin Umberto 1 në Romë në drejtimin e profesorit Fabio Araimo Morselli, i cili është dhe drejtori i spitalit

Ai propozoi nisjen e kësaj terapie pas konsultimeve me kolegët kinezë të cilët e aplikonin kundër dhimbjes tek pacientët në fazën e rënduar të sëmundjes. Ka të bëjë me përdorimin e ozonoterapisë përpara se virusi të rëndojë e të rrezikoj jetën tek pacientët. Ozoni ka aftësinë të reduktojë infeksionin në mushëkëri e të përdoret dhe tek pacientët onkologjik për reduktimin e dhimbjeve kronike.

” Terapia me ozon për të trajtuar pacientët Covid-19 ishte një ide e imja. Unë kam qenë në kontakt që në janar me kolegët kinezë të cilët e kanë përdorur këtë teknikë për të lehtësuar dhimbjet nëse një pacient është në fazën e përparuar të sëmundjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ozoni ka aftësinë të zvogëlojë inflamacionin e mushkërive që kjo sëmundje shkakton tek pacientët (ozoni shpesh përdoret për të trajtuar dhimbjet kronike ose në pacientët me kancer). 

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjëja e vështirë është të kuptojmë pikën e saktë në të cilën duhet të ndërhyjmë, por ne po punojmë për të. 

Profesor Francesco Pugliese , drejtor i repartit të eksperimentit në spitalin Umberto 1 të Romës thotë se “iniciativa italiane provon ozonoterapinë tek pacinetët pozitiv me koronavirus por që nuk kanë formë të rëndëruar të frymëmarrjes e nuk janë të tubuar.”

Por si funksionon ozonoterapia?

Në terapinë me ozon, merren 200 mililitra gjak  nga pacienti me COVID-19 e më pas ozonohen me një makinë speciale dhe më në fund ri-injektohen. Procedura është e thjeshtë dhe e riprodhueshme në çdo institucion”, shpjegon profesori Araimo.

Pacientit nuk i përdoren terapi të tjera e ozoterapia nuk ka asnjë efekt të padëshirueshëm.

Ozonoterapia në spitalin e Romës do të aplikohet tek 50 pacientë me shpresën të japi rezultate pozitive, Në rast se nuk do të funksionojë, kjo terapi do të ndërpritet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?