Mjekët pa Kufij: BE bashkëfajtore në abuzimet me emigrantët, kampet janë kthyer në industri të vuajtjeve…

Një ndër organizatat kryesore humanitare ka akuzuar Bashkimin Evropian për bashkëfajësi në torturimin, vrasjen dhe përdhunimin e emigrantëve të mbajtur në kampet në Libi, të cilat kontrollohen nga milicitë e armatosura dhe trafikantët. Kritikët thonë se Bashkimi Evropian po i mbështet këto grupime për të ulur fluksin e emigrantëve përmes Mesdheut.

Mijëra emigrantë të dëshpëruar për të mbërritur në Evropë, po mbahen në kampe në mbarë Libinë. Kushtet janë disi më të mira në kampet e menaxhuara nga organizata e OKB-së për emigracionin, IOM.

Por, organizata “Mjekët pa Kufij” thotë se milicitë e armatosura në Libi po i mbajnë emigrantët në kushtet të tmerrshme, ku u nënshtrohen torturave, përdhunimeve, urisë dhe vrasjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto kampe do t’i emërtoja si një industri e vuajtjeve njerëzore”, thotë Dr. Joanne Liu, e organizatës “Mjekët pa Kufi”, raporton VOA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emigrantët që kapen në det të hapur nga roja bregdetare libiane me mbështetjen e Bashkimit Evropian, dërgohen mbrapsht dhe mbahen të ndaluar në një sistem që “Mjekët pa Kufij” e përshkruajnë si një biznes pengmarrjeje, torturash dhe grabitjesh. Organizata akuzon Evropën si bashkëfajtore.

“A ndjehen mirë që njerëzit të kapen dhe të kthehen mbrapsht aty ku do të përdhunohen, torturohen dhe skllavërohen? A ndjehen mirë që po ndihmojnë kriminelët dhe trafikantët?”, pyet dr. Liu.

Komisioni Evropian e mohon keqtrajtimin e emigrantëve në Libi dhe Italia udhëheq operacionet e atjeshme. Kryeministri italian premtoi të enjten se do të kërkojë përmirësimin e kushteve në kampe.

“Megjithatë, nuk mund të sabotojmë përkushtimin tonë për të luftuar trafikantët dhe sjelljen e emigrantëve drejt vendeve tona”, deklaroi Kryeministri Gentilioni.

Bashkimi Evropian nuk po mundet të balancojë presionin publik për t’i dhënë fund krizës së emigrantëve.

“Këtu qëndron problemi dhe paradoksi, pasi autoritetet evropiane duhet të bëjnë diçka për të ulur emigracionin. Dhe mënyra e vetme është duke arritur marrëveshje me palët e ndryshme të përfshira në trafikimin e njerëzve. Çmimi që duhet paguar është shkelja e të drejtave të njeriut dhe pranimi i një niveli dhune dhe abuzimesh”, thotë analisti Riçardo Fabiani, i “Grupit Eurasia”. /tesheshi.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?