Mjeku amerikan tregon se çfarë shohin për herë të fundit njerëzit që vdesin nga Covid-19

Mjeku Kenneth Remy nga Missouri në SHBA, ka publikuar një video në të cilën tregon se si përafërsisht duken momentet e fundit të një pacienti që vdes nga Covid-19.

“Ju lutem, më dëgjoni. Nuk dua të jem personi i fundit që do ta shikoni me ata sytë e juaj. Kështu duket kur merrni frymë 40 herë në minutë, dhe kur niveli i oksigjenit ka rënë nën 80. Kështu do të duket.

Shpresoj që momentet e fundit të jetës nuk do t’ju duken kështu. Sepse këtë do ta shihni në fund të jetës, nëse nuk fillojmë të mbajmë maska”- paralajmëron mjeku amerikan.

Gjithashtu ai ka shtuar është shumë e rëndësishme të respektohet distanca fizike.

SHKARKO APP