Mjeku i njohur: Covid-19 një problem që do të na shoqërojë për disa dimra
Askush nuk e di se kur do të marrë fund pandemia nga Covid-19. Me gjithë programet e vaksinimit, me shumë mundësi, Covid-19 do të jetë një problem që do të na shoqërojë për disa dimra të ardhshëm, u shpreh shefi i mjekësisë angleze, Chris Whitty.
”Kjo është diçka që ne do duhet ta përballojmë për një kohë të gjatë dhe, sipas mendimit tim, ka të ngjarë të jetë një problem veçanërisht gjatë dimrit, për disa dimra të ardhshëm”.
Sipas tij, sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, për të cilat ka vaksina, ende shkaktojnë një numër të konsiderueshëm të vdekjeve çdo vit, dhe beson se kështu do të bëjë edhe Covid-19.
”Kam frikë se Covid-19 do të shtohet në atë listë të sëmundjeve që edhe përkundër vaksinimit, mund të jenë një rrezik për shtresat më të rriskuara. Ne vaksinojmë kundër gripit, vaksinojmë kundër pneumonisë pneumokoksike dhe akoma ka raste dhe vdekje”, shtoi ai.