Mjeku paralajmëron: Në SHBA mund të infektohen me koronavirus 70-150 milion njerëz

Brian Monahan, mjeku i parë në Kongresin amerikan dhe në Gjykatën Supreme, ka deklaruar se 70-150 milionë njerëz në SHBA të infektohen me coronavirus, shkruan NBC.

Ai këto komente i ka bërë gjatë takimit me dyer të mbyllura me anëtarët e Senatit. Në takim nuk ka pasur senatorë, por vetëm staf administrativ dhe punonjës të dy partive.

Në anën tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur koronavirusin si pandemi botërore. Por edhe pse virusi ka filluar të zhduket në disa pjesë të Kinës ku edhe shpërtheu në dhjetor të vitit të kaluar, ai ka filluar të përhapet me shpejtësi të madhe në vende tjera të  botës.

Virusi gjatë kësaj periudhe ka infektuar 1.030 persona kurse është përhapur në 36 vende, thuhet në të dhënat e Universitetit John Hopkins.

Ekspertët për sëmundje ngjitëse thonë se virusi deri më tani duket të jetë më vdekjeprurës dhe ngjitës sesia gripi sezonal, kurse ekspertë të shumtë dhe zyrtarë amerikanë të shëndetësisë thonë se përqindja e vdekjeve sillet diku rreth 1 përqind, që e bën 10 herë më të pak vdekjeprurës sesa gripi.

Mark Lipsich, profesor i epidemiologjisë në universitetin e Harvardit, ka thënë kohë më parë se nga 40 deri në 70 përqind e popullsisë në botë mund të infektohen me virus, e prej tyre vetëm 1 përqind do të vdesë.

Një zyrtar i lartë i shëndetësisë në SHBA, ka deklaruar se situata do të përkeqësohet më shumë sa i përket coronavirusit në SHBA.

“Do të ketë të infektuar dhe gjërat do të përkeqësohen më shumë”, ka thënë mjeku Anthony Fauchi, drejto i Institutit Nacional për Alergji dhe sëmundje ngjitëse, gjatë seancës dëgjimore të Komisionit për mbikëqyrje dhe reforma në Kongres.

SHKARKO APP