Mjeku: Vaksina e AstraZeneca mbron edhe të moshuarit, Gjermania të rekomandojë përdorimin
Shefi i Shoqërisë Gjermane të Imunologjisë, Carsten Watzl i bën thirrje autoriteteve të ndryshojnë mendje lidhur me vaksinën e AstraZenacas duke lejuar aplikimin e saj, edhe tek personat mbi 65-vjeç.
Në një intervistë për BBC, mjeku kërkon që rregullatorët ta përmbysin vendimin për të mos e rekomanduar vaksinën per të moshuarit. Sipas tij kancelarja Merkel duhet të marrë vaksinën live për të provuar sigurinë e saj.
Imunologu përmend studime të zhvilluara në Skoci, sipas të cilave vaksina e AstraZeneca ishte e efektshme tek të moshuarit. Gjermania është një prej disa shteteve të BE që janë shprehur skeptikë lidhur më efikasitetin e vaksinës tek mosha e tretë.
Presidenti francez Emanuel Macron, tha në janar se vaksina e AstraZenecas ishte gati e paefektshme tek të moshuarit, një pretendim ky i hedhur poshtë nga Britania e Madhe dhe vetë kompania.