“Modelet e vjetra duhet të tejkalohen, përndryshe rreziku është ai i shpërbërjes”, Presidenti Italian “i ashpër” me Europën

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella nëpërmejet  një msazhi në lidhje më situatën që po kalon Italia i ka bërë apel Europës për solidaritet dhe që të kuptojë seriozitetin e kërcënimit nga koronavirusi.

Mattarella shprehet i zhgënjyer pas Samitit Europian të krerëve të shteteve europiane ditën e enjte.

Për Presidentin italian, “modelet e vjetra” duhet të tejkalohen, përndryshe rreziku është ai i shpërbërjes. “Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë plotësisht, para se të jetë vonë, seriozitetin e kërcënimit për Evropën. Solidariteti nuk kërkohet vetëm nga vlerat e Unionit, por gjithashtu është në interes të përbashkët“, shtoi ai.

“Në Bashkimin Evropian, Banka Qendrore dhe Komisioni, ditët e fundit, kanë marrë vendime të rëndësishme dhe pozitive financiare dhe ekonomike, të mbështetura nga Parlamenti Evropian.

Por Këshilli i krerëve të qeverive kombëtare nuk e ka bërë ende këtë. Kjo pritet të ndodhë konkretisht në ditët në vijim“, tha ai.

SHKARKO APP