Modelja përjeton horror, e rrëmbejnë dhe e drogojnë për 6 ditë
Modelja e njohur, Chloe Ayling është rrëmbyer dhe ka përjetuar horrorin më të madh të jetës së saj.
Ajo u mashtrua nga rrëmbyesit, të cilët ishin të supozuar se do ti bënin një set fotografik. 20-vjecarja u mbajt gjashtë ditë në Milano, derisa rrëmbyesit kuptuan se ishte nënë e dy fëmijëve dhe u liruan.
“Unë kam kaluar një eksperiencë të tmerrshme. Kisha frikë për jetën time në cdo sekondë,” – tregoi ajo sapo u kthye në Britani.
Sipas saj, ato i kishin dhënë injeksione në krah për ta droguar, dhe kishin qëllim që ta shisnin online si skllave seksi për 350 mijë dollarë.
Pas gjithë kësaj historie, policia arriti të arrestonte një 30-vjecar që supozohet të jetë kreu i bandës.

KOHA JONË SONDAZH

