Moderna mbërrin në Itali, vaksina të jep 1 vit mbrojtje nga Covid-19

Në Itali ka mbërritur vaksina e Moderna-s. Furgoni me 47 mijë dozat e para nga Belgjika është parkuar në Romë.

Stoku do të dërgohet në ”Istituto Superiore di Sanità (Iss)” në Romë, për t’u shpërndarë më pas në 4-5 rajone të identifikuara nga komisioneri i emergjencave, Domenico Arcuri.

Vaksina Moderna është e dyta e aprovuar nga autoritetet evropiane dhe italiane të ilaçeve. Vaksina e prodhuar nga kompania Moderne e bioteknologjisë pritet të mbrojë kundër Covid-19 për të paktën një vit.

”Pritja jonë është që vaksinimi të zgjasë të paktën një vit”,-tha Tal Zaks, drejtor mjekësor i Moderna.

SHKARKO APP