Moderna: Vaksina jonë ruan 93% të efikasitetit edhe 6 muaj pas dozës së dytë

Vaksina anti-covid Moderna po përdoret në më shumë se 50 shtete. Prodhuesi amerikan i ilaçeve thotë se vaksina e saj kundër koronavirusit ruan funksionin mbrojtës me 93 për qind gjashtë muaj pas administrimit të të dyja dozave.

“Ne jemi të kënaqur që vaksina jonë kundër Covid-19 ka treguar efikasitet të qëndrueshëm. Jemi të vetëdijshëm se varianti Delta është një kërcënim domethënës. Pra, ne duhet të jemi vigjilentë”, tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i kompanisë, Stephane Bancel.

Bancel deklaroi se vaksina e tyre ende siguron 93 për qind mbrojtje edhe gjashtë muaj pas vaksinimit të plotë. Prodhuesi tjetër i vaksinave, Pfizer-BioNTech, bëri një njoftim të ngjashëm javën e kaluar, duke thënë se vaksina e saj vazhdon të jetë 91 për qind mbrojtëse gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?