Moldavia në emergjencë, Gjermania e ndihmon

Moldavia do të marrë këtë të martë grupin e parë të automjeteve të blinduara të modelit Piranha, të furnizuara nga Gjermania, në kuadër të një marrëveshjeje mes dy vendeve të nënshkruar në vitin 2021.

Moldavia e cila është në gjendje të jashtëzakonshme që nga 24 shkurti 2022, ditë kur Rusia pushtoi Ukrainën, e zgjati situatën e emergjencës me 60 ditë, në 6 dhjetor të vitit të kaluar.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë, ky furnizim me mjete të blinduara ka për qëllim “përmirësimin e aftësive të Ushtrisë Kombëtare”, aq më tepër në një kohë kur vendi është në gjendje të jashtëzakonshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjetet e blinduara do të përdoren si pjesë e procesit të trajnimit për ushtrinë që do të vendoset për misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, siç detajohet nga kjo ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?