Moldavia zgjedh presidenten pro-BE, paçka ndërhyrjes së Moskës
Presidentja pro-Bashkimit Evropian e Moldavisë, Maia Sandu siguron një mandat të dytë pas balotazhit të tensionuar që u konsiderua një zgjedhje mes Europës dhe Rusisë. Rivali i saj Alexandr Stoianoglo, i cili u mbështet nga Partia e Socialistëve pro-ruse, ka kërkuar lidhje më të ngushta me Moskën. Ai iu drejtua mbështetësve si në gjuhën rumune, ashtu edhe atë ruse.
Stoianoglo pati fillimisht përparësinë dhe ishte një kandidat më i sukseshsëm brenda Moldavisë, me 51% të votave. Por, Sandu fitoi në kryeqytetin Kishinau dhe dominoi plotësisht mes votuesve të diasporës. Gjatë gjithë fushatës, por edhe në ditën e zgjedhjeve, autoritetet denoncuan ndërhyrje masive nga Moska në procesin elektoral, me potencial të lartë për të ndryshuar rezultatin.
Rusia ka mohuar pretendimet për ndërhyrje, një javë pasi një tjetër shtet i rëndësishëm i Europës Lindore, Gjeorgjia raportoi një operacion special rus. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, uroi Sandu duke thënë se nevojitet një forcë e rrallë për të tejkaluar sfidat me të cilat ajo u përball në zgjedhje.