“Moment historik”, shkon në 50 milionë numri i dozave të administruara në Britani

Më shumë se 50 milion doza të vaksinave për koronavirusin janë administruar deri më tani në Britaninë e Madhe. Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri i vendit Boris Johnson gjatë një vizite fushate në Hartlepool.

Kryeministri britanik u shpreh se rregullat për distancimin social mund të nisin të hiqen deri më 21 qershor.

Johnson u tha gazetarëve: “…Ne kemi bërë 50 milionë doza ndërsa ju flas sot, çereku i popullsisë së rritur, një në katër i ka marrë të dyja dozat. Ju jeni duke parë rezultatet e asaj që vërtet fillon të shfaqen në epidemiologji. Mendoj se do të jemi në gjendje të shkojmë përpara, ndjehem sikur 17 maji do të jetë mirë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjalët e Johnson u pasuan gjithashtu nga një postim në Twitter i Sekretarit të Shëndetësisë Matt Hancock i cili e quajti një moment historik.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne sapo kemi injektuar dozën e 50 miliontë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar! Arritje e madhe nga ekipi.” 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?