Moment tronditës/ Burri godet adoleshenten në urban pasi nuk kishte vendosur maskën
Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në një autobus në Moxely. Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale shihet momenti tronditës kur një pasagjer godet një vajzë 16 vjeçare pasi ajo nuk kishte vendosur maskën.
Në fillim pasagjeri me bashkëshorten e tij filluan të bënin debat me vajzën për mos mbajtjen e maskës në mes të pandemisë së Covidit, dhe më pas burri u çua dhe e goditi.
Të tre pasagjerët vazhdojnë të debatojnë me njëri-tjetrin dhe burri thotë se vajza ka më shumë mundësi të vrasë njerëz duke mos vendosur maskë.
Në momentin kur pasagjeri dhunoi vajzën një tjetër udhëtar u detyrua të ndërhynte dhe goditi burrin.