Momente paniku, avioni i linjës Santorini-Bruksel me 80 pasgjerë bën ulje të detyruar në Beograd

80 pasagjerët e fluturimit TB2182 të kompanisë TUI, i cili u nis nga Santorini rreth orës 13:00 për në Bruksel, përjetuan momente ankthi .

Rreth 50 minuta pas ngritjes, avioni që po kalonte mbi Bosnjë  lajmëroi Radarbox për një rrjedhje karburanti që e detyroi atë të ulej në aeroportin e Beogradit “Nicola Tesla”.

80 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit u larguan të sigurt nga avioni. Nuk u raportua asnjë problem shëndetësor mes udhëtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënësja e kompanisë së fluturimit bëri me dije se pasagjerët do të udhëtojnë me një tjetër avion dhe sonte ulen në Bruksel.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?