Momente tmerri, avioni shp*rthen në flakë. 5 jetë të humbura
Momente paniku janë shënuar në aeroportin Hanedas, në Tokio. Një avion pasagjerësh i Japan Airlines shpërtheu në flakë pasi u përplas në pistë me një avion të Rojes Bregdetare japoneze.
5 persona që gjendeshin në mjetin e vogël fluturues, i cili po shpërndante ndihma për të prekurit nga tërmeti, u raportuan si të vdekur. Sakaq, 379 personat në avionin e pasagjerëve mundën të evakuoheshin.
Avioni i Japan Airlines me numër fluturimi 515 ishte nisur nga qyteti i Sapporo, në ishullin verior të Hokkaido. Aeroporti i Hanedës në Tokio i mbylli të gjitha pistat pas incidentit.