FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Momentet e fundit të 7-vjeçares me kancer (VIDEO)

Katie King ishte vetëm 7-vjeç kur vdiq në Qershor të 2016 -ës, pas një viti betejë me kancerin. Ajo vuante nga një formë e rrallë tumori në tru (Diffuse Intrinsic Pontic Glioma), që prek fëmijët dhe nuk ka të mbijetuar.

Pavarësisht tentativave për të gjetur trajtim, familja e saj nuk e pati të lehtë dhe iu dorëzuar kimioterapisë. Çdo mjek i tha që ta merrnin Katie në shtëpi dhe të shijonin ato pak muaj që i kishin ngelur.

Teksa e kishin pranuar faktin se do të vdiste, prindërit e Katie-t, Jaime dhe David dëshironin që e bija të largohej nga kjo botë me sa më pak dhimbje. Por edhe kjo nuk qe e mundur, pasi mjekët nuk ishin të sigurt dhe familjet që kishin patur fëmijë me të njëjtin tumor, kishin ndarë në internet çdo moment, por jo atë të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, një vit pas vdekjes së saj, Jamie dhe David vendosën të shpërndanin një video vërtetë të trishtueshme, të momenteve të fundit të së bijës, pak minuta përpara se të ndërronte jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur për “DailyMail“, Jamie insistoi se ishte një hap shumë i vështirë, megjithatë ajo tha se do të bënte gjithçka për të ndërgjegjësuar njerëzit, që të kuptojnë horrorin e vërtetë dhe mungesën e shpresës përballë kësaj sëmundjeje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?