Momenti i rrallë/Majmuni ndihmon një burrë (FOTO)

Bota natyrore nuk arrin të na befasojë thuajse kurrë por një takim mes një orangutani dhe një burri në Boneo ka prekur zemrat e miliona njerëzve në të gjithë botën.

Fotografi amator Anil Prabhakar kapi momentin ku një nga majmunët e ishullit indonezian i drejtoi dorën për ndihmë një njeriu, i cili ndodhej në një lum të mbushur me gjarpërinj. Prabhakar ishte në një ekspeditë të drejtuar nga Fondacioni Survival Borneo orangutan (BOS), në momentin që realizoi foton mbresëlënëse.

”Kishte raportime se në atë zonë kishte shumë gjarpërinj, ndaj dhe rojtari I ishullit erdhi për t’I pastruar ata. Kur rojtari ishte në ujë dhe po pastronte zvarranikët helmues, unë pashë një orangutan të vinte shumë pranë tij duke i zgjatur dorën për ta nxjerrë nga uji, pasi burri e kishte shumë të vështirë për të dale si pasojë e baltës së tepërt”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?