Momenti i tmerrshëm/ Shoferi qëllon 6 herë me hanxhar në kokë policin, arrin ta arrestojë

Kamera e trupit të një polici britanik ka rregjistruar momentin e frikshëm kur një shofer e sulmoi me hanxhar duke e goditur gjashtë herë.

Videoja tregon Muhamed Rodwan, duke goditur në kokën e policit Stuart Outten gjashtë herë, duke i thyer kafkën e duke e lënë me plagë të rënda.
Polici i mbuluar me gjak shihet që e godet me pistoletën elektrike sulmuesin duke e rrezuar në tokë. Kjo bëri që sulmi të ndalej dhe polici të shpëtonte jetën e tij. Ai pësoi çarjet të thella në kokë dhe dorë si ju thyhen gishtat.
Rodëan, 56 vjeç, i dënuar disa herë për vjedhje në dyqane i tha policisë se sulmin e kishte bërë për vetëmbrojtje, sepse jeta e tij kishte vlerë më shumë se jeta e policit.
Por videoja e rregjistruar nga kamerat në trupin e policit tregoi të kundërtën. Pas publikimit të saj, ai është cilësuar ‘polici më i fortë i Britanisë’.

SHKARKO APP