Momenti kur Johnson mëson për fitoren spektakolare

Ky është momenti kur Boris Johnson shpërthen në gëzim kur kupton se Konservatorët kanë arritur një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare në Britaninë e Madhe.

Kryeministri Johnson ka shënuar fitoren më të thellë të Konservatorëve që prej kohës së Margaret Thatcher.

Edhe pse disa mendonin se Johnson do kishte jetë të shkurtër si kryeministër, ai përmbysi çdo parashikueshmëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilltarët e tij thanë se ai ishte kaq i bindur në fitore, sa nuk kishte shkruar as fjalim dorëheqje siç kanë bërë paraardhësit e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur mësoi se fitorja e Konservatorëve është kaq e thellë, sa kishte rrëzuar atë që njihet si Muri i Kuq, një referencë për bastionet e majta të Laburistëve, Johnson nuk e mbajti gëzimin.

Pranë tij ishte edhe e dashura, Carrie Symonds.

Ai shpërtheu në gëzim dhe i dha një përqafim edhe ish-kryeministrit britanik, David Cameron.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?