Momenti mbëriti/ Vaksina anti-Covid filloi të shpërndahet

Punëtorët në fabrikën e Pfizer në Michigan kanë ngarkuar në kamiona dërgesat e para të vaksinës së tyre Covid-19, duke filluar shpërndarjen më të madhe të vaksinave në historinë e SHBA-së.

Me duartrokitje të forta, punëtorët shoqëruan transferimin e kutive të para në kamionët me të cilët do të transportohej vaksina.

Në siguri të lartë vaksina u shoqërua për në destinacionin e fundit nga forcat policore.

“Për muaj me radhë, ne kemi përgatitur një strategji me shërbimet përkatëse për logjistikën efikase të shpërndarjes së vaksinave dhe tani është koha për të zbatuar planin”– tha Wes Wheeler, president i departamentit shëndetësor të UPS.

Dërgesat e Pfizerit përmbajnë deri në 4,875 doza .

SHKARKO APP