Monedha euro do të tkurret, një krizë e rrezikshme pasi…

Më shumë se gjysma e liderëve të biznesit në Europë presin që eurozona të tkurret ose të bjerë në vitet e ardhshme, sipas një raporti të ri. Shumica e kompanive duan “më shumë nga Europa” por “ende dyshojnë, madje kanë frikë mbi qëndrueshmërinë e eurozonës në formën e saj aktuale”, thanë analistët në Institutin Global McKinsey.

Sipas tyre kjo mund të kufizojë rimëkëmbjen ekonomike në rajon. Studiuesit kërkuan tek 2,000 drejtues anembanë Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë dhe Spanjës, për një gamë të gjerë rreziqesh dhe të pasigurive.

Shqetësimet rreth krizave të ardhshme të Bashkimit Europian, nervozizmi rreth populizmit në rritje, ndjenjës anti-globalizuese, frikës së vazhdueshme për formën dhe drejtimin e ardhshëm të vetë BE-së, u raportuan gjerësisht në raport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autori kryesor Jacques Bughin, gjatë një prezantimi të studimit, u shpreh se: “Ne u zhytëm më thellë, duke pyetur mbi përfitimet që kompanitë kishin përjetuar në të kaluarën, për shpresat dhe pritjet e tyre për Europën në të ardhmen. Jemi në një periudhë të komplikuar për BE-në, e cila është dashur të luftojë me divergjencën politike dhe ekonomike në rritje, duke përfshirë vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për t’u tërhequr krejtësisht nga blloku”,-theksoi Bughin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Referuar studimit, në përgjithësi përgjigja ndaj BE-së mbetet pozitive, shprehet Bughin, ku shton se:”Vetëm rreth gjysma e kompanive të anketuara mendojnë se BE ka pasur një efekt të dobishëm në biznesin e tyre”.

Duke dhënë shifra, autori kryesor i studimit, tha se: “Për më tepër, rreth 60 për qind e të anketuarve të biznesit thonë se duan “më shumë Europë” në formën e konvergjencës dhe integrimit më të madh të politikave”.

“Por 85 për qind e kompanive të anketuara mendojnë se BE-ja do të mbetet e paprekur dhe vetëm gjysma e tyre parashikojnë se do të mbizotërojë ose do zhvillohet një integrim më i madh si dhe 51 për qind e tyre presin që eurozona të tkurret ose të shpërndahet në vitet në vijim”,-thuhet në raport.

Sondazhi tregoi një ngurrim të vazhdueshëm midis firmave europiane për të investuar më shumë para të grumbulluara kundër një të ardhmeje të pasigurtë. Por shumica e bizneseve besojnë se tashmë investojnë në nivelin e duhur dhe shohin mundësi të mjaftueshme për të investuar më shumë tani që ka kërkesa të dobëta, mungesë të mundësive dhe qasje në financa që nuk paraqesin më shumë pengesa për investime.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?