Monedha EURO drejt shkatërrimit, është e “vdekur”

Monedha euro, prej kohësh ka marrë goditje nga vendet që e përdorin atë. Fillimisht Greqia, e cila prej kohëhs ka hedhur idenë e rikthimit të monedhës vendase, “Dhramisë” e më pas vende që kërkojnë dalje nga blloku, e kanë vënë BE-në me krah pas murit.

Këtë herë që kërkon heqjen e monedhës euro, është kandidatja për postin Presidencial në Francë. Marine Le Pen ka deklaruar se “euro është e vdekur” dhe se Franca duhet të kthejë monedhën kombëtare për të rifituar kontrollin.

Në një intervistë me gazetën Parisien, ajo tha se: “Ne kemi nevojë për të kontrolluar monedhën, për ta përshtatur atë në ekonomi, sepse sot monedha është një barrë. Ne duhet të kemi një monedhë kombëtare si të gjitha vendet e tjera”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Le Pen tha se euro duhet të jetë monedha që përdoret vetëm nga kompanitë e mëdha që tregtinë ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rivali i Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve, Emmanuel Macron, gjithashtu ka thënë se euro duhet të reformohet. Në janar, ai ka thënë se: “E vërteta është se ne duhet së bashku të pranojmë se euroja është e paplotë dhe nuk mund të zgjasë pa reforma të mëdha”. Nëse ajo zgjidhet, Le Pen do të mbajë një referendum për largimin nga BE.

Të dielën, më 23 prill, Emmanuel Macron dhe Le Pen ishin kandidatët kryesorë në raundin e parë të zgjedhjeve dhe do të qëndrojnë në garën javën e ardhshme, të dielën më 7 maj. Nëse Le Pen arrin presidencën, e gjithë e ardhmja e Bashkimit Europian është e pasigurtë.

Profesorja e Shkencave Politike, Douglas Webber, tha: “Do të ishte pothuajse e pamundur që BE të mbijetojë nëse Marine Le Pen fiton zgjedhjet e ardhshme presidenciale franceze dhe më pas të fitojë një referendum për të tërhequr Francën prej saj”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?