Monedha euro shkakton kaos në Kroaci
3 ditë kanë kaluar që Kroacia hyri në zonën euro qytetarët e saj kanë nisur të ankohen për rritjen masive të çmimeve qoftë të produkteve ushqimore, tarifave të parkimit apo edhe shërbimeve të ndryshme.
Shumica e ankesave konsistojnë në konvertimin e çmimit nga monedha vendase në euro prsh nëse diçka kushtonte 13 kuna ajo tani rrumbullakoset në dy euro që sipas tyre është dukshëm më shtrenjtë.
Qytetarët kroatë përmes mediave sociale kanë postuar një sërë shërbimesh të cilat të konvertuara në euro janë më të shtrenjta. Pas ankesave të qytetarëve kryeministri Andrej Plenkoviq zhvilloi një takim me ministrat kompetentë dhe autoritetet inspektuese ku theksoi se futja në euro nuk është arsye për rritjen e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve.