Monedhat dixhitale arrijnë shifrën rekord

Tregu i parave dixhitale ka arritur vlerën e 300 miliardë dollarëve të dielën në mbrëmje për herë të parë, pas rritjes së jashtëzakonshme të dy monedhave dixhitale.

Sipas të dhënave nga “CoinMarketCap”, i gjithë tregu i monedhave dixhitale ka arritur në 303 miliardë.

Bitcoin, monedha më e madhe dixhitale tani ka kapur vlerën totale të 150 miliardë dollarëve. Ajo pati vlerën më të madhe të hënën duke iu afruar 10 mijë dollarëve, transmeton Albinfo.ch.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ethereum, monedha tjetër e madhe arriti vlerën e 485 dollarëve për njësi të dielën në mbrëmje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tregu i monedhave dixhitale në nëntor pati vlerë 200 miliardë, ndërsa iu desh më pak se një muaj për të arritur 300 milionëshin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?