Mori çmimin Nobel për Paqen, por kryeministri dërgon ushtrinë në provincën rebele. Vendi në prag të luftës civile

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed Ali ka marrë çmimin më prestigjioz dhe të papritur për një politikan, sidomos në një zonë të vështirë si ajo e Afrikës lindore, çmimin Nobel për Paqen.

Tashmë Ali është në qendrën e vëmendjes për ngjarjet që po ndodhin në një provincë rebele, dhe që rrezikojnë të çojnë vendin me më shumë se 116 milionë banorë në pragun e një lufte civile.

Provinca rebele është ajo e Tigray, në veri të Etiopisë dhe në kufi me Sudanin dhe Eritrenë, dhe po akuzohet sërish se po ndihmon frontin e gueriljes lokale. Një zonë kjo historikisht e rëndësishme, e pasur me monumente antike dhe ku legjenda thotë se fshihet Arka e Nuhut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Organizata si Kombet e Bashkuara dhe Unioni Afrikan, që vjet përgëzonin 44-vjeçarin Abiy, liderin më të ri të Afrikës, sot kërkojnë që armët të ndalojnë dhe të kufizohet gjakderdhja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?