Mori Nobel në fizikë, shkencëtari: Brenda 30 vitesh takojmë alienët

Siç duket, nuk jemi të vetëm në univers dhe këtë e ka konfirmuar sëfundmi edhe fituesi i çmimit Nobel në fushën e shkencës. Bëhet fjalë për 52-vjeçarin Didier Queloz, i cili zbuloi planetin e parë jashtë sistemit tonë diellor.

Sipas shkencëtarit, njerëzit do të zbulojnë jetën e huaj brenda 30 viteve të ardhshme, teksa shton me bindje se ne nuk jemi të vetmit në këtë planet.

Profesori i Universitetit të Kembrixhit fitoi çmim Nobel të martën për punën e tij si “gjahtar planeti”, pasi zbuloi qindra planete që rrotulloheshin nga dielli jashtë sistemit tonë diellor.

Ai thotë se është i sigurt se në 100 vjet alienët do të takohen me ne. Profesori Queloz iu dha Çmimi Nobel në Fizikë së bashku me partnerin e tij kërkimor Dr Michel Mayor.

SHKARKO APP