Mori ryfshet për hapjen e një kazinoje, pranga deputetit

Një deputet nga partia qeverisëse e Japonisë është arrestuar me dyshimin se mori 34.000 dollarë ryshfet nga një operator i lojërave të fatit.

Si anëtar i kabinetit të Kryeministrit Shinzo Abe deri në tetor, deputeti Tsukasa Akimoto mbikëqyri planin e qeverisë për hapjen e kazinove.

Ai i mohon akuzat duke thënë se nuk mori kurrë ryshfet. Por arrestimi i tij mund të komplikojë politikën e diskutueshme për kazinotë të kryeministrit Abe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akimoto është akuzuar se mori para nga tre punonjës në një kazinoje që i kërkuan ndihmë për gjetjen e një ambienti për zhvillimin e aktivitetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu tre punonjësit u arrestuan të mërkurën.

Qeveria e konsideron hapjen e kazinove si një mënyrë për të rritur ekonominë e Japonisë.

Në vitin 2016, pas shumë viteve debat, parlamenti votoi pro që kazinotë të operojnë brenda ambienteve të hotelerive dhe ku mbahen konferencave.

Sidoqoftë, asnjë licencë nuk është lëshuar deri tani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?