”Mos dërgoni tanke”, tërmeti në faqen e parë të ”Charlie Hebdo”! Mediat turke: Provokim

Në një kohë që dy kombe po përjetojnë fatkeqësi tragjike, revista satirike franceze ”Charlie Hebdo” është hapur me foto nga tërmeti shkatërrues që ra mbi kufirin turko-sirian.

Në një vizatim ku shfaqen ndërtesa të rrënuara me mbishkrimin “Tërmeti i Turqisë”, revista shkruan më poshtë: “Nuk ka nevojë të dërgohen tanke”. Mediat në Turqi e kanë interpretuar këtë si një karikaturë provokuese dhe tallëse. Kurse komentet e qytetarëve turq në rrjetet sociale mbi këtë karikaturë, janë më të forta, ku njëzëri e quajnë atë të turpshme.

Redaksia e “Charlie Hebdo” u sulmua nga persona të armatosur në vitin 2015, ku mbetën të vdekur 12 persona dhe 11 u plagosën. Autorët që kryen sulmin më 2015 thanë se ata vepruan në hakmarrje ndaj publikimit të karikaturave që tallnin Profetin Muhamed.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?