“Mos do të na qëllosh?”/Vogëlushja trondit policin gjatë protestave (VIDEO)
SHBA-ja prej ditësh po përjeton protesta të fuqishme, të cilat po mbështeten nga shumë shtete. Roli i policisë është që të jetë në mbrojtje të qytetarëve. Mirëpo ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në SHBA kanë bërë që qytetarët, kryesisht fëmijët, t’i shikojnë forcat mbrojtëse si dhunues.
”Mos do të na qëllosh”, iu drejtua një vogëlushe një polici në Teksas, i cili ndodhej aty për protestat që po zhvillohen për George Floyd.
Polici për të qetësuar vajzën i dhuron një përqafim të ngrohtë, duke i thënë se ”Ne jemi këtu për t’ju mbrojtur juve. Nuk jemi këtu për t’ju lënduar. Ju keni të drejtë të protestoni dhe të bëni gjithçka që dëshironi”.
Për vdekjen e George Floyd janë arrestuar katër policë, të cilët akuzohen për vrasje.
During the protest in Houston yesterday one of the police officers noticed my daughter crying. She asked him “Are you gonna shoot us” he got down on one knee wrapped his arm around her and responded: pic.twitter.com/gQWF7HMf3l
— Simeon 🦉 (@iamsimeonb) June 3, 2020