Mos e beso po deshe, në Malajzi macet veshin kostume tradicionale për Bajram

Kur vjen festa e Bajramit, besimtarët myslimanë kujdesen që gjithçka të jetë e kuruar deri në detaj, nga ushqimi, te pastërtia e shtëpisë, te veshja dhe te pamja në përgjithësi. Në Malajzi besimtarët myslimanë nuk mjaftohen me kaq. Ata kujdesen edhe për dukjen e kafshëve tyre shtëpiake. Në Malajzi qytetarët i veshin macet e tyre me kostume tradicionale për Bajram.

“Na erdhi ideja kur po bënim fotografitë familjare për Bajram dhe një nga macet tona u ndje keq dhe e veçuar”, thotë Nur Alya, bashkëthemeluesja e kompanisë, që prodhon veshje për mace.

Nur Alya thotë se pëlhura e rrobave festive të maceve është mjaft e rehatshme për t’u veshur nga kafshët me gëzof dhe kanë çmime që fillojnë nga 1.20 dollarë. Ajo shton se kërkesa për veshjet e koteleve është rritur që prej vitit 2020.

Mos e beso po deshe, në Malajzi macet veshin kostume tradicionale për Bajram

SHKARKO APP